Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Deputetja rrëfen betejën me COVID-19: 6 gjëra që dua t’i ndaj me ju, ndoshta iu shërbejnë

28/07/2020
Deputetja rrëfen betejën me COVID-19: 6 gjëra që dua t’i ndaj me ju, ndoshta iu shërbejnë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Këngëtarja e njohur dhe deputetja e PDK Eliza Hoxha e prekur nga koronavirusi përmes një postimi në “Facebook”, ka rrëfyer betejën me COVID-19.

Hoxha u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat mbrojtëse, të mos heqin dorë nga mbajtja e maskave, distanca sociale fizike si dhe ruajtja e higjienës personale.

Ajo ka shkruar se si i ka kaluar 10 ditë në spital dhe bën me dije se tani do të vazhdojë terapinë në shtëpi, ndërsa shton: “Sot zyrtarisht jam Covid Free”.

Gjithashtu Hoxha ka treguar edhe momente të vështira gjatë qëndrimit në spital, se si një burrë ka humbur jetën apo edhe momentet kur një grua e cila qëndronte së bashku me të në dhomë,  kishte vështirësi dhe mungesë oksigjeni.

POSTIMI I PLOTE

Zhurmë, krisma, tërheqje zvarrë e tyre sepse gjithcka bëhej manualisht…por kishte edhe një rrëmujë tjetër në terracën e dhomave mbrëmë. Dola jashtë…Ora 01:00 e natës. Në dhomën nr. 9 vdiq edhe një burrë. Shqetësim, pasiguri, paqartësi… I shprehë ngushëllimet e mia djemëve të tij dhe kthehem në dhomë.

Tani kishte edhe një grua në dhomën time e cila mezi ngopej me frymë. Ishte 24 orë me oksigjen shtesë. Dikur fjeta.

Si në ëndërr më dukej se dikush thërriste emrin tim…sa e sa herë me rradhë… Në fakt u zgjova dhe gruaja pranë shtratit tim gjëmonte e rënkonte duke thirrur me rënkim emrin tim e duke përsëritur ” më është ndal oksigjeni” . Ora 03:20 e mëngjesit.

Kërceva nga shtrati e trishtuar…Motër …motër…nuk ka më oksigjen…U shqetësua edhe ajo…i thirri teknikët, erdhën dhe e ndërruan bocën…

 Ajo u rehabilitua dhe fjeti përsëri…por unë më nuk fjeta…cka nëse nuk e kisha dëgju…cka nëse nuk kishte pas bocë tjetër me oksigjen atë natë…cka, nëse?!…

Më zuri mëngjesi me sy hapun.Natë në dhomën nr.6 – infektive – reparti B Pas 20 ditesh – 10 në shpi e 10 në spital nga sot zyrtarisht jam Covid Free, por ende me terapi sh’pie në vazhdim.

Dua me këtë rast veç nja dy tre fjalë, ndoshta i shërbejnë dikujt…

1-Virusi duket se ka një paketë simptomash identifikuese, por pasojat e virusit nuk janë të njejta për asnjë person.

2-Stafi i mjekëve e infermierëve nuk kanë ndalu as edhe një herë. Por janë të pamjaftueshëm në numër për të arritur tek të gjithë. Qeveria ka patur mundësi ta decentralizojë shërbimin më heret, të testojnë më shumë persona, të rrisin nr e personelit.

3-Infrastruktura shëndetsore nuk është krejt e paqëndrueshme, sa është menaxhimi i dobët dhe mirëmbajtja e tyre…këtu i përfshijë edhe vet pacientët që shpesh nuk janë të vëmendshëm për të mirën publike.

4-Ka një gjë që këto ditë i ka zbutur duke i bërë të duken surreale ndonjëherë…Drunjët dhe hapësira e gjelbër përreth spitalit bashkë me zogjët që na zgjonin në mëngjes janë peizazhi që më ka motivuar të zgjohem e të duroj për ditë të mira.

Efekti natyrë që ne po e mbysim cdo ditë në këtë qytet.

5.Covidi më ka njohur edhe me njerëz të tjerë që luftonin për jetë dhe na ka lidhë shoqëri përjetë. Fatoni dhe Gonxhja janë një pasuri e re në jetën time.

6.Mediat mendojë që duhet informatat ti përshkallëzojnë…jo vetëm në shifra sa të infektuar e sa të vdekur, por edhe se cfarë raste janë, sa me simptoma të rënda e sa pa simptoma…sa ne spital e sa në shpi …sepse jep një pamje më të qartë…rastet pa simptoma mund të jenë bartës pa dashje e më besoni se ka shumë…

I falenderoj mjeket dhe infermierët e infektives për përkushtimin dhe energjinë e mirë! Dr. Sali Ameti, Dr.Shemsedin Dreshaj, Dr.Izet Sadiku, Dr. Veliu, infermieri Fitim Havolli, Infermieret Blerta, Marigona, Shuki e plot e plot ditën e natën…thjeshtë fantastik të gjithë!

Ju falenderoj të gjithë juve miqë e dashamirë që u kujdesët, më këshilluat e më inkurajuat për të vazhduar!Falenderim special për Arditën dhe Ardianin udhërrëfyesit e mijë gjatë kohës sa isha në vetizolim!

U jam shumë mirënjohëse!Ka qenë eksperiencë shumë e çuditshme dhe sfiduese edhe përtej dimensionit shëndetsor!

Familja si gjithmonë boshti mbështetës falemnderit shumë! Ju du shumë!Në fund fare ka një gjë të thjeshtë.

#lajduart#qitemasken@mbajedisancen Për vete, për tjetrin. Për jetën!

/DRONI.al/

Tags: eliza hoxhaKoronavirusispitali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencën për verën e Agasit

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.