Konstitucionalistja Aurela Anastasi kundër heqjes së koalicioneve nga kushtetuta, tregon arsyet

Konstitucionalistja Aurela Anastasi kundër heqjes së koalicioneve nga kushtetuta, tregon arsyet

102
0
Shares

Profesorja e të drejtës kushtetuese, Aurela Anastasi, është kundër heqjes se koalicioneve nga Kushtetuta. Një nga zërat më autoritarë në këtë fushë dhe eksperte e lartë e Reformës në Drejtësi, zonja Anasatasi theksoi se koalicionet sigurojnë qëndrueshmëri në qeverisje. “Nëse ne themi “ndalohet krijimi i koalicioneve zgjedhore, atëherë ne kemi marrë përsipër të ndalojmë një institut, i cili nuk është i ndalueshëm nga Kushtetuta, sepse ai është një institut i krijuar nga Kushtetuta në sistem demokratik.

Kushtetuta mund të thotë: “Ndalohet krijimi i organizatave me karakter terrorist ose fashist, por nuk mund ta shtrijmë këtë formulim edhe në këtë rast. Problemi tjetër është sesi do të sigurohet rregulli i mandatit, sepse unë që votoj një parti politike të caktuar nuk e di se me cilën parti do të bëjë ajo koalicion dhe çfarë programi ka ajo parti tjetër. Si do të sigurohet qëndrueshmëria e qeverisjes?”, – u shpreh zonja Anastasi në një intervistë për Euronews Albania.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY