DOKUMENTAT/ Zhupa: Gonxhe merr tre kategori shtese nga vartesit e tij

DOKUMENTAT/ Zhupa: Gonxhe merr tre kategori shtese nga vartesit e tij

104
0
Shares

“Blendi Gonxhe nga karrigia e drejtorit, për 1 muaj mori 3 kategori shtesë patente nga vartësit e tij”, publikoi zedhensja e PD, Ina Zhupa.

Detajet e publikuara nga Zhupa:

Dje i drejtova disa pyetje publike Gonxhes: Nëse ai ka abuzuar me deryrën për përfitime personale duke marr kategoritë e patentave për një muaj ndërkohë që është vetë drejtor i patentave? Të përgjigjej nëse ka marr kategoritë si drejtori i madh që ka në dorë t’ju bëj gjëmën nga ai i pari tek i fundit atyre që kanë detyrimin për ti dhënë kategoritë?

Qytetarët që e paguajnë me taksat e tyre prisnin që Gonxhja i patentave t’ju përgjigjej pyetjeve të drejtuara publikisht.

Por të gjithë e kemi vënë re se si kryebashkiakët, deputetët, funksionarët rilindas vuajnë nga humbja e kujtesës për dënimet e marra, për shkeljen e ligjit, abuzimin me detyrë, kështu që po mundohem ta ndihmoj të kujtoi.

Më poshtë dokumentat nga sistemi i patentave me të gjitha të dhënat e drejtorit të patetave Gonxhe që merr kategoritë për vete nga njerëzit që janë në vartësi dhe njerëzit që kanë të lidhur aktivitetin e tyre pikërisht nga urdhërat e tij. Po ta shikoni edhe nga dokumenti është pikërisht Drejtoria e Transportit Rrugor që drejton Gonxhe.
Brenda një muaji, ditën e parë të hapjes nga karantina 11 maj deri ne 16 qershor Gonxhja i shton 3 kategori për veten e tij nga vartësit e tij.

Shpresoj që këto ta ndihmojnë që ti kthehet kujtesa dhe ti përgjigjet publikut për pyetjet e tjera të bëra publikisht.

Balluku, le të bëj sikur nuk dëgjon dhe nuk i shikon shkeljet e Gonxhes, sepse kështu do e ndajnë faturën e abuzimit me detyrën së bashku. Prokuroria ka detyrimin të nis hetimet, dhe ti hyj në thellësi aferave të shumta të Gonxhes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY