6 viktima te reja, sa jane infektimet ne 24 oret e fundit

6 viktima te reja, sa jane infektimet ne 24 oret e fundit

299
0
Shares

Gjate 24 orëve të fundit janë konfirmuar 126 raste të reja me koronavirus ndersa jane shenuar 6 viktima te teja nder paciente.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2682, që nga fillimi i epidemisë.

Ndërkohë situata në dy spitalet COVID vijon të jetë shqetësuese. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 112 pacientë, 19 janë në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar.

Nga rastet e reja 74 raste në Tiranë, nga raste 9 në Kavajë, Shkodër, 6 në Durrës, nga 4 raste në Krujë, Mirditë, Vlorë, nga 3 raste në Korçë, Lezhë, Vau i Dejës, 2 në Tropojë, nga 1 rast në Elbasan, Kamëz, Lushnje, Pogradec, Sarandë.

COVID-19 – Statistika (26 Korrik 2020)
Testime totale 38683
Raste pozitive 4763
Raste të shëruara 2682
Raste Aktive 1943
Humbje jete 138 (Qarku Tiranë 72, Shkodër 21, Durrës 19, Fier 6, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 4, Korçë 3, Dibër 2, Lezhë 1, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1056
Durrës 220
Shkodër 203
Vlorë 100
Lezhë 84
Korçë 69
Fier 58
Elbasan 48
Kukës 37
Berat 31
Gjirokastër 19
Dibër 18

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY