Është mbyllur prej mesditës se djeshme shërbimi i ADISA-s në Fier.
Shkak për mbylljen është bërë konfirmimi i një rasti me Covid-19 në një prej bashkëshorteve të punonjësve të këtij institucioni ndërkohë që për të siguruar shëndetin e personave të tjerë dhe qytetarëve është vendosur mbyllja.
Për punonjësit që kanë pasur kontakte me zyrën e Kadastrës është siguruar karantinimi dhe marrja e tamponëve.
Deri tani shkon në 43 numri i të prekurve me Covid-19 në Bashkinë Fier ku gati 12 prej tyre janë punonjës të Kadastrës.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/