Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një mesazh për hapjen e listave. Përmes një video ku theksohet rëndësia e këtij ndryshimi Rama thotë se listat e hapura janë të rëndësishme për demokracinë dhe krijojnë lidhje me votuesit.
Kreu i qeverisë shprehet se qytetarët duan listat e hapura dhe PS do atë që duan qytetarët.
“Është koha për lista të hapura. Listat e hapura janë të rëndësishme për demokracinë dhe krijojnë lidhje mes votuesit dhe të zgjedhurve. Në vend që deputetët të zgjidhen nga krerët e partive janë qytetarët ata që vendosin.
Le t’i hapim portën listave të hapura për një demokraci. Hapja e listave përfshin qytetarët edhe në zgjedhjen e deputetëve, jo vetëm të partive dhe ne do të hapim listat sepse Partia Socialiste do atë që duan qytetarët”, thuhet në video.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/337373923943617
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/