Artistët dhe pronarët nuk i ndahen protestës, policia shoqëron me dhunë disa...

Artistët dhe pronarët nuk i ndahen protestës, policia shoqëron me dhunë disa prej tyre

171
0
Shares

Artistët dhe pronarët e lokaleve të natës këtë të martë janë rikthyer sërish në protestë për të kundërshtuar vendimit të djeshëm të qeverisë për ndalimin e muzikës dhe mbylljen e lokaleve të natës.

Ata po protestojnë përballë kryeministrisë dhe në vendngjarje ndodhen edhe forcat e policisë. Disa prej tyre janë edhe shoqëruar me dhune nga uniformat blu për tubim të paligjshëm.

Artistët dhe pronarët e lokaleve në protestë para Kryeministrisë, pas vendimit për mbylljen e aktiviteteve

Artistët dhe pronarët e lokaleve në protestë para Kryeministrisë, pas vendimit për mbylljen e aktiviteteve

Publiée par Gazeta Shekulli sur Mardi 21 juillet 2020

Ndërkohë policia ka proceduar penalisht 12 persona që morën pjesë në protestën e së hënës kundër aktit normativ për ndalimin e muzikës pas orës 20:00 dhe mbylljen e lokaleve të natës dhe diskove.

Ky vendim, sipas pronarëve të bareve dhe lokaleve, dëmton rëndë ekonominë e personave që punojnë në këto biznese, që nga stafet e punonjësve e deri tek këngëtarët e muzikantët, duke qenë se këto aktivitete i kanë si burim kryesor të ardhurash.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY