Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SHENIM/’Servirja e listave të hapura si ilaç çudibërës, ishte hipokrite. Opozitës i lind detyrimi politik për të reaguar jashtë normales. Do vija dorën në zjarr se’…

20/07/2020
Pollo: Krimi e korrupsioni ulin shanset e një vendimi pozitiv nga KE për integrimin e Shqipërisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shënimi i javës. 19 korrik 2020

Genc Pollo, Ish ministër e deputet

Në esenë e tij të njohur “Politika si zanat” të fill pas Luftës së Parë Botërore, sociologu i famshëm Max Weber përshkruan kategoritë e politikës së (politikanit të) bindjes dhe atë (atij) të përgjegjësisë duke i cilësuar ato kundërshtuese por në fund të ditës edhe plotësuese. Një politikan në parim merr vendime sipas bindjeve të veta; por kur me realizëm sheh se pasojat janë problematike atëhere ai me përgjegjësi e moderon vendimarrjen e tij.

Druaj në se vërtet citati i mësipërm ka të bëjë direkt me piruetën politike të kryeministrit Rama për “listat e hapura” që tërhoqi vemendjen time dhe që është objekt i këtij shënimi; por më duket se mund të vlejë si sfond, ndoshta edhe si kut, kur reflektojmë për aktualitetin politik.

Para një muaji pyetjes insistuese të gazetares veterane Valentina Madani nëse i jepni të drejtë për ndonjë gjë Edi Ramës ju përgjegja duke devijuar nga ortodoksia retorike e opozitës: i thashë se ai ka të drejtë kur vë në dyshim efektin mrekulli e madje refuzon listat e hapura. Pikëpamja ime ka qenë se servirja aktuale e listës së hapur nga disa deputetë si ilaç çudibërës kundër të këqijave të mëdha të shoqërisë ishte hipokrite; aplikimi i keq i saj do të dëmtonte zgjedhjet; që ashtu siç janë zor se përballojnë dëme shtesë. Ky ka qenë pakashumë edhe shtjellimi i Ramës e i të tijve në plot raste.

Por javën e shkuar e dëgjova të thoshte se kishte ndryshuar mendim për to mbasi, siç paskej thënë Churchilli, vetëm budallenjtë nuk ndryshojnë mendim (në fakt citati daton dy shekuj më herët e është i diplomatit frëng Talleyrand) dhe se ai kishte parë në sondazhe opinioni se 90% e shqiptarëve i dëshëron listat e hapura; si pasojë PS nuk ka pse kundërshton këtë ortek të dëshirës popullore.

Vërejtja e parë që po bëhet me bujë është se në fakt Rama po eliminon koalicionet që aktualisht nuk i volisin. Por që atë vetë dikur e kanë favorizuar deçizivisht si p.sh. kur u rizgjodh kryebashkiak në 2007 apo kur fitoi parlamentaret në 2013. Vetë ai nuk harronte t’a theksonte këtë kur falenderonte partitë aleate “tradicionale” e “strategjike”. Koalicionet janë një praktikë e hershme e zgjedhjeve pluraliste tek ne dhe eliminimi i tyre për t’i ngrënë kundërshtarit 4-5 mandate me ndryshim të njëanshëm të rregullit të lojës në prag të fillimit të lojës është pa din e iman. Opozitës i lind e drejta morale e detyrimi politik për të reaguar jashtë normales. Le t’i kthehemi pak Weberit: a shikoni kund politikanin e bindjes? Po atë të përgjegjësisë?

Edhe një vërejtje e dytë: unë nuk e kam parë sondazhin mbi listat e hapura. Megjithatë nuk dyshoj të jetë i rremë mbasi dihet se populizmi bazohet tek placebot publike e thjeshtëzimet e mëdha. Kjo çështje mbetet më gjerë për një shënim tjetër. Por, edhe pse pa e shikuar, do të vija dorën në zjarr se sondazhet e opinionit do të dëftenin se mbi 95% e shqiptarëve duan që qeveria të anullojë PPP-të problematike dhe pastaj milionat e tyre t’ja kushtojë rindërtimit pas tërmetit e ndihmës ekonomike pas epidemisë. Edi Rama, për të cilin thuhet se bën sondazhe për çdo gjë, do e ketë vërejtur edhe këtë ortek të dëshirës popullore. Por ketu duket se i zgjuari nuk po don të ndryshojë mendim. Politikan i bindjes? Politikan i përgjegjësisë? Apo …? Një reflektim i vogël pa i prishur kujt qejfin e fundjavës!

/DRONI.al/

Tags: genc pollo. shenimi i javeskoment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.