Mjeku i njohur Arben Baboçi i është bashkuar nismës për ndërgjegjësimin e qytetarëve për mbajtjen e maskës në ambiente të mbyllura.
Mesazhi i tij është ndarë nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila thekson se mbajtja e maskave është e detyrueshme
“Mbajtja e barrierave mbrojtëse është e detyrueshme në ambientet e mbyllura për çdo qytetar”, shkruan Manastirliu krah fotos së Baboçit.
Baboçi shprehet në mesazhin e tij se kjo maskë është më e lehtë se maska e oksigjenit.
“Është shumë më e lehtë të mbash këtë maskë, se sa maskën e oksigjenit. Bëje për vete, për të dashurit e tu e për të tjerët që të rrethojnë”, thotë Baboçi.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/