DETAJE/Qëlloi me armë ndaj dy të rinjve dhe u largua, kapet autori...

DETAJE/Qëlloi me armë ndaj dy të rinjve dhe u largua, kapet autori në Durrës

120
0
Shares

Një 33-vjeçar u vu në pranga nga policia e Durrësi, pasi qëlloi me armë zjarri dhe u largua nga vendngjarja.

Ngjarja ndodhi më datën 02.07.2020, në lagjen nr. 13, në zonën e plazhit.

”Shërbimet e DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin A. V., 33 vjeç, banues në Shijak, Durrës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ky shtetas dyshohet, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të shtetasve F. T., 18 vjeç dhe Sh. T., 24 vjeç, banues në Durrës dhe më pas ka hedhur armën e zjarrit në tokë dhe është larguar me shpejtësi për t’i shpëtuar kapjes nga Policia.

Materialet  i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY