Rikthehet covid ne fasoneri, nje rast ne Berat. Mungesa tamponesh kudo

Rikthehet covid ne fasoneri, nje rast ne Berat. Mungesa tamponesh kudo

93
0
Shares

Covid-19 ka regjistruar edhe 2 raste të reja “pozitive” në qarkun e Beratit, njeri rast ne fasoneri dhe tjetri eshte nje pensionist, pa ndonje linke te mehershme epidemiologjike.

Nje grua 46-vjeçe eshte punonjëse në fasonerinë “Center Albania” në Berat. Ajo është nga qyteti i Kuçovës dhe infektimi i saj ka vënë në alarm të gjithë punonjësit e fasonerisë, ku kontaktet e afërta të gruas jane izoluar.

Edhe një pensionist 74-vjeç nga lagjia “Çlirim” në qytetin e Beratit ka rezultuar i prekur me Covid-19 por ende nuk dihet se ku dhe nga kush është infektuar. 74-vjeçari kishte 5-ditë i shtruar në Repartin e Karantinës në Spitalin Rajonal të Beratit, ku ishte në pritje të përgjigjes së analizave të tamponit që kishte bërë pas shfaqjes së shenjave të infektimit.

Mjekët epidemiologë në Berat bëjnë me dije se, po hetojnë personat e kontaktit të dy rasteve të reja,të konfirmuara “pozitivë” në Berat e Kuçovë, ndërkohë që konfirmojnë gjithashtu se ka mungesë të theksuar tamponesh.

Sipas mjekëve,mungesa e tamponëve ka ulur në masë identifikimin e rasteve të reja dhe personave të kontaktit me rastet e mëparshme dhe njëkohësisht ka penguar edhe proçesin e analizimit për herë të dytë të rasteve. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY