Ka ndërruar jetë në spital, 46 vjeçari i cili u plagos ditën e sotme me thikë në fshatin Kasnicë të Patosit.
Lajmi bëhet i ditur nga burime spitalore.
Ndërkohë që po ditën e sotme Policia e Fierit bëri të mundur edhe arrestimin e autorit.
‘Patos, Fier
Kapet në kohë rekord autori i dyshuar i plagosjes me thikë të 46-vjeçarit në fshatin Kasnicë të Patosit.
Rreth orës 12:20, në Spitalin Rajonal Fier ka shkuar i plagosur me mjet të ftohtë(thikë) shtetasi P. S.,46 vjeç, banues në Kasnicë.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, u ngrit grupi hetimor i cili zbardhi ngjarjen në kohë rekord duke arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar, shtetasin A. S., 31 vjeç, banues në Kasnicë, Patos, i cili për motive të dobëta, në fshatin Kasnicë, ka qëlluar me thikë shtetasin A.S., 46 vjeç.
Pas kryerjes së veprës penale, 31-vjeçari u largua nga vendngjarja me mjetin e tij tip “Benz” por falë veprimeve të shpejta hetimore dhe operative të punonjësve të policisë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar në fshatin Drizarë, Mallakastër.
U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e ftohtë(thikë) dhe automjeti me të cilin u largua autori.
46-vjeçari i dëmtuar ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.’
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/