Shuhet një nga udhëheqësit kryesor për të drejta civile, John Lewis

Shuhet një nga udhëheqësit kryesor për të drejta civile, John Lewis

58
0
Shares

John Robert Lewis, mbështetës i të drejtave civile për afrikano-amerikanët dhe ligjvënës për një kohë të gjatë vdiq në moshën 80 vjeçare. Kongresmeni veteran vdiq të premten pas një beteje një vjeçare me kancerin e pankreasit. John Lewis u shqua si drejtues i lëvizjes moderne të të drejtave civile të viteve ’50-’60.

Në moshën 23 vjeçare, ai bashkëpunoi ngushtë me Martin Luther King, Jr. dhe ishte i fundit i mbijetuar që mbajti një fjalim kryesor në Marshimin e Gushtit 1963 në Uashington, ku zoti King mbajti fjalimin e tij të famshëm “Unë kam një ëndërr”. Gjatë marshimit historik zoti Lewis i kujtoi Amerikës fuqinë e lëvizjes për të drejta civile.

“Me forcën e kërkesave tona, vendosmërinë tonë dhe numrat, do ta bashkojmë jugun e ndarë në një mijë copa në imazhin e Zotit e demokracisë. Duhet të themi: Zgjohu Amerikë! Zgjohu! Sepse ne nuk mund të ndalemi dhe nuk mund të jemi dhe s’do të jemi të durueshëm”, tha zoti Lewis, përpara një turmë prej 250,000 vetësh.

Ish-Presidenti Barack Obama tha se “jeta e Johnit ishte e jashtëzakoshme në shumë mënyra, Por ai kurrë nuk besoi se ajo që bëri ishte më shumë se çdo të mund të bënte çdo qytetar i këtij vendi. Ai besonte se tek të gjithë ne, ekziston aftësia për guxim të madh, dëshira për të bërë atë që është e drejtë, gatishmëria për të dashur të gjithë njerëzit dhe për t’u shtrirë atyre të drejtat që u ka dhënë Zoti për dinjitet dhe respekt. Dhe për shkak se ai pa më të mirën tek të gjithë ne, ai do të vazhdojë edhe tashmë që nuk është më, të shërbejë si fanar i një udhëtimi të gjatë drejt një bashkimi më të përsosur”.

Lindur më 21 shkurt 1940 në Troy të Alabamës John Lewis vinte nga një familje fermerësh që u rritën në jugun e ndarë mbi baza racore. Ai nuk kishte mundësi të votonte, të regjistrohej në kolegj ose të merrte një karte për në bibliotekën publike për shkak të ngjyrës së lëkurës së tij. Zoti Lewis i shkruajti një letër Doktor King në vitin 1957 ku i shkruante se dëshironte të bëhej studenti i parë afrikano-amerikan që do të studionte në Kolegjin Shtetëror të qytetit Troy (sot Universiteti i qytetit Troy) ku studionin vetëm amerikanët e bardhë. Zoti Lewis ka thënë për gazetën “The Atlantic” se kishte “paraqitur kërkesën dhe listën e notave të shkollës së mesme”, por “shkolla nuk mu përgjigj kurrë, kjo gjë më dha idenë që t’i shkruaja Dortor King”.

I vendosur për të qenë një pjesë e luftës për të drejta të barabarta, zoti Lewis u diplomua në universitetin Fisk në Neshvill në vitin 1963 me një diplomë për teologji e filozofi.

Si student, ai organizonte protesta duke u ulur në banaqet e paracaktuara për të drekuar “vetëm për amerikanët e bardhë” si dhe bojkotim të organizuar të autobusëve. Zoti Lewis ishte një nga 13 të ashtuqujturit e paë “Freedom Riders”, apo “udhëtarët e lirisë” që u rrahur dhe u arrestuar se hipën në autobuzë krahas pasagjerëve të bardhë në një udhëtim në jug të vendit.

“Freedom Riders” apo “udhëtaret e lirisë”, kanë qenë aktivistë për të drejtat civile që kanë udhëtuar me autobuzë në jugun e ndarë në vitin 1961 dhe vitet pasuese për të sfiduar moszbatimin e vendimit të Gjykatës Lartë që kishte vendosur se veçimi e vendeve në autobusët publikë ishte antikushtetues.

Dy vite më vonë, si kryetar i Komitetit Koordinues të Studenteve jo të dhunshëm, ai ndihmoi në regjistrimin e mijëra votuesve afrikano-amerikane në vende si Alabama dhe Mississippi.

“Kam luftuar gjithmonë për atë që çka është e drejtë”, ka thënë zoti Lewis.

Në moshën 25-vjeçare, zoti Lewis u rrah keq nga ushtarët e shtetit të Alabamës, ndërsa ai dhe 600 demonstrues paqësorë marshuan në të garantuar të drejtën për të votuar, përgjatë urës Edmund Pettus në Selma të Alabamës në 7 Mars të 1965. Zoti Lewis pësoi frakturë në kafkë.

Pamjet filmike të incidentit që njihet si “E Diela e Përgjakshme” shkaktuan një zgjim kombëtar për t’i dhënë fund diskriminimit racor.

“Më rrahën derisa me gjakosën dhe hodhën gaz lotsjellës, për shkak se luftova për atë që është e drejtë për Amerikën. Vendi ynë nuk do të jetë më njëlloj, për shkak të asaj që ndodhi në këtë urë”, ka thënë zoti Lewis për ngjarjen që hyri në histori.

Më vonë gjatë atij viti, zoti Lewis do të shfaqej përkrah Presidentit Lyndon Johnson ndërsa ai nënshkroi Aktin e të Drejtës për të Votuar në 1965. Ai parashikonte shpalljen e paligjshëm të praktikave diskriminuese të votimit që i pengonin afrikano-amerikanët të fitonin pushtet politik.

Lëvizja për të drejtat civile e orientoi John Lewis drejt një karriere politike. Në vitin 1981 ai u zgjodh në këshillin e qytetit të Atlantës ndërsa në vitin 1986 ai u zgjodh anëtar i Kongresit, gjë që ai do ta quate “nderin e jetës”. Ai shërbeu për 17 mandate në Dhomën e Përfaqësuesve.

I ashtuqujturi “ndërgjegjja e Kongresit”, zoti Lewis luftoi për barazi në të ardhurave për pakicat, për reformën në drejtësinë penale, garantimin e sigurisë nga armët dhe kujdes shëndetësor për të gjithë. Si shpërblim për arritjet të tij në vitin 2011 Presidenti Barack Obama i akordoi Medaljen Presidenciale të Lirisë, nderimi më i lartë civil i vendit.

“Çdo ditë e jetës së John Lewis ishte përkushtim ndaj lirisë dhe drejtësisë për të gjithë”, tha kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi në një deklaratë.

Siç deklaroi ai 57 vjet më parë gjatë marshimit në Uashington, duke qëndruar nën hijen e Memorialit të Lincolnit: “Mendjet, shpirtrat dhe zemrat tona nuk mund të pushojnë derisa të ketë liri dhe drejtësi për të gjithë njerëzit”.

Udhëheqësi i shumicës në Senat Mitch McConnell tha se “historia e kombit tonë të madh ka anuar gjithnjë nga drejtësia për shkak të njerëzve të mëdhenj si John Lewis. Kombi ynë nuk do ta harrojë kurrë këtë hero amerikan”, shtoi ai.

Ndërsa po merrte trajtim kundër sëmundjes së kancerit, ai u rikthye në Alabama për të përkujtuar 55 vjetorin e marshimit mbi të drejtën për të votuar përgjatë urës Edmund Pettus. “Duhet të dalim e të votojmë si kurrë më parë”, tha ai.

“Nuk do të heq dorë. Nuk do të dorëzohem. Do të vazhdojmë të luftojmë. Ne duhet të përdorim votën si një instrument jo i dhunshëm për të rifituar shpirtin e Amerikës”.

Para se të vdiste në muajin prill të këtij viti, zoti Lewis deklaroi mbështetjen e tij për ish-Nënpresidentin Joe Biden si kandidati i Partisë Demokratike për President. Në një nga deklaratat e tij të fundit publike, ai tha se “nuk mund të rri e shoh Presidentin (Donald) Trump tek zhbën përparimin për të cilin kemi luftuar kaq shumë”.

Miku i tij ngushtë prej një kohe të gjatë dhe aktivisti i të drejtave civile Jesse Jackson, tha se zoti Lewis do të mbahet mend për vënien në rrezik të jetës së tij për ta ndryshuar për mirë Amerikën./VOA/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY