Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KOMENT/ Tamponet me racion, koronavirusi nuk iken kurre

18/07/2020
“Vaksinat e gripit prodhim kinez, cilësia e dyshimtë”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Bardh Spahia

Dhënia e tamponëve me racion, është një praktikë e ligë, e cila sado të mohohet, dikur do shpërthejë publikisht dhe kostot janë njerëzore. Po ndodh në Shkodër! Pas denoncimeve se Shkodra kishte 5 tamponë në ditë me racion, u bënë 6, një shifër tejet qesharake për popullsinë e zonës.

Tashmë spitali rajonal i Shkodrës është në kolaps, me pacientë të dyshuar me Covid, e të testuar vetëm me skaner, që konfirmoi dyshimet e mjekëve. Shkak është mungesa e tamponëve, sepse nga 3-6 tamponë që i dërgohen Shkodrës janë një tallje, jo mbështetje në këtë situatë shpërthimi të virusit Korona.
Dhe në vend që të merren masa urgjente, impenjimi është për ta fshehur situatën, duke ç’orientuar publikun. Eshtë modeli që Edi Rama vazhdon të ndjekë edhe në largim! Postohet video nga spitali infektiv për të krijuar panikun, të vetmen “punë” që di të bëjë mirë. E nga ana tjetër zhvendoset orari i raportimit ditor të situatës së Covid-19, nga paradite në pasdite, në mënyrë që të riparohet disi sa për fasadë, realiteti i mungesës së tamponëve!
Si ka mundësi që të vazhdohet me të njëjtën praktikë, e cila rezultoi një dështim spektakolar dhe këtë e dëshmojnë cdo ditë shifrat që shpallen, ato që i kontrollojnë vetë autoritetet? Ky dështim në menaxhimin e Covid-19 ka vetëm një emër: Edi Rama.
Sic kemi bërë që në muajin mars, nuk do lodhemi së përsërituri, se duhet rritur patjetër, e sa më shumë numri i testimeve, sidomos në kushtet kur të gjithë i janë kthyer normalitetit, edhe të stinës, pushimeve! Eshtë e papranueshme që vatrat të shfaqen cdo ditë, edhe në spitale, sepse njerëzit nuk testohen e lihen në mëshirë të fatit! Maskat e higjiena mbeten një sakrificë e njëanshme e qytetarëve, nëse autoritetet shëndetësore nuk bëjnë detyrën e tyre: testim e gjurmim, intensiv madje në këtë fazë! Shpenzimi i energjive për të mbuluar dështimin me propagandë është kriminal! Propaganda të kushton më shtrenjtë sepse rrezikon jetë njerëzish!

Tags: Bardh spahia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.