Katër persona e kanë humbur betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit. Mes tyre, sipas asaj që njoftoi Ministria e Shëndetit, është edhe një 43-vjeçar nga Kamza. Si duket, pacienti në fjalë nuk ka pasur sëmundje të tjera shoqëruese, por pavarësisht kësaj nuk ka arritur që t’ia dalë mbanë.
Siç njoftohet, ai ka qenë i intubuar, në gjendje të rëndë prej ditësh dhe nuk ka arritur që të mbijetojë pavarësisht përpjekjeve të bëra nga mjekët.
Ndërsa, sa i përket viktimave të tjera, e kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm edhe një 60-vjeçar nga Shkodra, një 64 vjeçar nga Durrësi në Spitalin Infektiv dhe një 61-vjeçar nga Tirana në Spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Në dy spitalet Covid në vendin tonë vijon të ketë shtrime të reja dhe situata paraqitet serioze. Aktualisht në këta dy spitale po trajtohen 110 pacientë, 14 në terapi intensive dhe 1 i intubuar. Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 501 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 102 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 67 raste në Tiranë, 5 në Shkodër, nga 4 raste në Krujë, nga 2 raste në Berat, Kavajë, Peqin, nga 1 rast në Durrës, Has, Korçë, Lezhë, Lushnjë, Vlorë, Sarandë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/