Gjashtë të vdekur dhe 145 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Gjashtë të vdekur dhe 145 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

61
0
Shares

Në 24 orët e fundit, në Kosovë gjashtë persona kanë vdekur nga koronavirusi dhe janë regjistruar 145 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton ky virus.

Këto shifra dalin nga testimi i 562 mostrave më 17 korrik – njëherësh numri më i madh i testimeve të kryera brenda një dite, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars.

Në një konferencë për media të mbajtur në qytetin e Vushtrrisë , drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, tha se situata epidemiologjike është duke u përmirësuar gradualisht.

“Situata epidemiologjike ditëve të fundit është në rënie e sipër në një rënie graduale, por të sigurt duke iu falënderuar masat të cilat janë marrë nga të gjitha institucionet shëndetësore duke filluar nga MSH, e deri tek organet ekzekutive në terren, inspektoratet e të gjitha drejtimeve dhe policisë”, tha Ramadani.

Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, që zhvilloi vizitë në Vushtrri, ku spitali i këtij qyteti është shndërruar në spital për të sëmurët me COVID-19 tha se ditët në vijim ky spital do të përforohet edhe më tej me kuadro të reja shëndetësore.

Sipas të dhënave të prezantuara, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus ka arritur në 5.617. gjatë 24 orëve janë shëruar edhe 171 pacientë, duke çuar në 2.811 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Ndërkaq, raste aktive vazhdojnë të jenë 2,676 raste. Ndërsa, numri i të vdekurve ka arritur në 130.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY