Komisonieri për zgjerimin përshëndet mbledhjen e Këshillit Politik: Të miratohet marrëveshja e...

Komisonieri për zgjerimin përshëndet mbledhjen e Këshillit Politik: Të miratohet marrëveshja e 5 Qershorit

66
0
Shares

Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi, ka përshëndetur me anë të një statusi në Tëitter mbledhjen e Këshillit Politik për diskutimin e ndryshimeve kushtetuese.

“Gjë e mirë që Këshilli Politik do të diskutojë ndryshimet e propozuara në sistemin zgjedhor. Gjithëpërfshirja është rruga që duhet ndjekur për të ecur para në çështjet zgjedhore. Marrëveshja e 5 Qershorit të ruhet dhe të miratohet, pasi përbën një kusht thelbësor për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian”, shkruan Varhelyi në rrjetin social.

Mbledhja e tryezës së Këshillit Politik do të mbahet ditën e hënë, në orën 11:00. Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të Këshillit, do të jetë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY