Ish Ministri i Drejtësisë: Qeverisjet e gjyqësorit skanë detyrë vetëm administrimin e...

Ish Ministri i Drejtësisë: Qeverisjet e gjyqësorit skanë detyrë vetëm administrimin e godinës

67
0
Shares

Ish-ministri i Drejtësisë Eduart Halimi i ka bërë një thirrje të fortë qeverisjes së gjyqësorit që të japin kontributin e tyre për ngritjen e gjykatave, duke deklaruar se nuk kanë për detyrë vetëm administrimin e godinave.

Nëse do të kishim një klimë të qetë politike, ish-ministri i Drejtësisë në një intervistë për ABC Neës ka bindjen se ndryshimet kushtetuese do të duhet të kalonin përmes filtrit të Gjykatës Kushtetuese ose vullnetit të zgjedhësve në një referendum popullor.

“Nëse do ishte krijuar Gjykata Kushtetuese që vjet, do kishte edhe një vullnet aktiv për ta formuar shpejt atë sepse lidhej drejtpërdrejtë me krizën e zgjedhjeve të 30 qershorit. Krijimi I Gjykatës Kushtetuese do kishte çështje të parë zgjidhjen e kësaj krize.

Të gjitha shkojnë në një zgjidhje të tillë që sjell pastaj edhe faktin pse nuk është krijuar Gjykata Kushtetuese.Ajo që është shqetësuese sot, është drejtësia është në kaos total. Nuk kemi gjykatë Kushtetuese dhe as të Lartë. Pritet që këtë fat ta ketë edhe Gjykata e Apelit. Nuk kemi akoma një deklaratë se kur do të ngrihen ato.

“KLGJ nuk thotë se ku do të ngrihet Gjykata e Lartë. Duke e ditur që po vjen tsunami edhe në Apel nuk kemi një platformë se çfarë do bëhet. Pra është një kaos total dhe zgjidhja e problemit në kushtetutë i është referuar qeverisjes së gjyqësorit.

Por ata nuk e kanë kuptuar që qëllimi I tyre ëshyë qeverisja dhe jo mirëmbajtja e godinës. Kanë zero vision, ose ndoshta kanë dhe nuk na e thonë. Ky është një kaos total dhe ndaj them se drejtësia është në një fazë shumë kritike”, shprehet Halimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY