Pandemia – BQE u kërkon udhëheqësve evropianë të veprojnë urgjent në ekonomi

Pandemia – BQE u kërkon udhëheqësve evropianë të veprojnë urgjent në ekonomi

61
0
Shares

Banka Qendrore Evropiane (BQE) u kërkoi liderëve evropianë të ndihmojë ekonominë duke gjetur pajtim për një fond që do të mbështeste rajonet më të goditura nga pandemia e COVID-19, sëmundjes që shkaktohet nga koronavirusi i ri.

Presidentja e BQE-së, Christine Lagarde tha se “një përpjekje ambicioze dhe e koordinuar” nga qeveritë “mbetet kritike”, raporton Rel.

Të premten, drejtuesit evropianë do të diskutojnë një plan të përbashkët për rimëkëmbjen pas pandemisë.

Komisioni Evropian ka propozuar një fond të rimëkëmbjes prej 750 miliardë eurosh. Por, ka mosmarrëveshje mes vendeve anëtare se çfarë kushtesh duhet plotësuar për të pasur qasje në këtë fond.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY