Numër rekord i rasteve me koronavirus në Spanjë, shifra më e lartë...

Numër rekord i rasteve me koronavirus në Spanjë, shifra më e lartë në më shumë se dy muaj

147
0
Shares

Spanja raportoi rritje kërcënuese të rastve të përditshme të infeksioneve me coronavirus në më shumë se dy muaj. Këtë të enjte u dhënaun 580 raste të reja të regjistruara. NDërkohë një ditë më parë ishin 390 raste të raportuara në rajonet e Aragon dhe Katalonjës.

Sipas mediave të huaja,autoritetet kanë ripërcaktuar kufizime në disa zona të Katalonjës, duke përfshirë zonën e Lleida që prek rreth 160,000 njerëz, dhe zyrtarët shëndetësor atje thanë që masat do të duhej të merreshin në kryeqytetin Barcelona, por nuk dhanë detaje të tjera.

Mbi 170 shpërthime të lokalizuara janë shfaqur në Spanjë që kur hoqi bllokimin në mbarë vendin – një nga më të rreptat në Evropë, më 21 qershor, me Katalonjën në epiqendrën e shpërthimeve të reja.

Ministria e shëndetësisë në Spanjë vendosi numrin e rasteve të konfirmuara gjatë 24 orëve të kaluara në rajon në 142, nga 91 ditë më parë.

Në Aragon në lindje, numri i infeksioneve u rrit në 266 nga 160, sipas ministrisë së shëndetësisë.

Autoriteti shëndetësor Katalan, i cili numëron raste të konfirmuara dhe të dyshuara, tha se numri u rrit në 1.293 brenda natës, më i larti që nga të paktën 18 maj, kur ndryshoi metodologjia e numërimit.

Autoritetet kanë vendosur gjithashtu disa kufizime në tre lagje të një periferie të Barcelonës që strehon rreth 260,000 njerëz./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY