Tritan Shehu: Vendosja e maskave e vonuar, duhet t’i paguajë shteti

Tritan Shehu: Vendosja e maskave e vonuar, duhet t’i paguajë shteti

63
0
Shares

Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu në një shënim në facebook e ka cilësuar të vonuar aktin normativ të qeverisë për vendosjen e maskave me detyrim, gjë që sipas tij duhet të ishte dy muaj më parë.

Shehu thotë se përveçse me vonesë, ky akt normativ fsheh një tjetër hile pasi në çdo vend të botës maskat i siguron shteti, ndërsa këtu qytetarët duhet ta blejnë vetë.

Ai thekson se maska duhet të bëhet me detyrim edhe në ambiente të hapura ku nuk ruhet dot distanca mes qytetarëve, ndërsa shton se nuk është e qartë se çfarë lloj maske duhet përdorur.

“Akti Normativ i Qeverise per maskat, u “mbars me vonese mali e polli nje mi”!! Me vonese mbi dy mujore Qeveria nxjerr aktin normativ per vendosjen e maskave.

Shprehja “Me mire vone se kurre” ketu eshte jashte kontekstit se pasojat e vonesave jane katastrofale. Dikush duhet te pergjigjet per kete e pasojat e saj!

Ne e kemi dhene alarmin e kerkuar kete, shume kohe me pare. Por dhe tashti Vendimi eshte nje “hile” meskine per te hedhur cdo gje mbi qytetaret.

Sepse sigurimi i maskave te pershtateshme eshte detyre e shtetit si kudo ne Europe, qe duhet te shperndaje nga nje cope ne dite gratis per qytetaret ose me cmim te kontrolluar per te tjeret (ne Itali 0,5 E, ne Spanje 0,2 per ato kirurgjikalet)./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY