Shtimi i rastve me koronavirus, Pipero: Të ndalohet publikimi i deklaratave që...

Shtimi i rastve me koronavirus, Pipero: Të ndalohet publikimi i deklaratave që mohojnë se ka Covid-19

118
0
Shares

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, thotë se duhet ndaluar publikimi i deklaratave që mohojnë apo neglizhojnë rrezikun e koronavirusit. Në studion e emisionit “Në fokus”, në TvT, Pipero tha se deklarata të tilla krijojnë çoroditje, në një kohë kur virusi është i pranishëm dhe do të vijojë të mbetet i tillë.

“Shumë njerëz më pyesin a është e vërtetë, madje edhe njerëz të shkolluar. Duhet ta prekësh me dorë që ta besosh. Në Itali të thuash që nuk ka virus, është e dënueshme me ligj. Unë do t’u rekomandja qytetarëve, edhe atyr eme akses në media, të mos bëjnë deklarime të tilla që krijojnë coroditje. Situata është botërore. Njerëzit kanë nevojë për të vërtetën dhe për ndërgjegjësim. Virusi qarkullon dhe do të na shoqërojë për shumë kohë. Do të kishte sens që të ndalohej hedhja dhe publikimi i deklaratave të tilla që janë të dëmshme”, tha ai.

Pëllumb Pipero tha se nuk beson se do të ketë një valë të dytë të Covid-19. Në studion e emisionit “Në fokus”, në TvT, Pipero tha se virusi nuk i është bindur deri tani ligjësive të një virusi të zakonshëm respirator dhe ky është një tregues që nuk do të ketë valë të dytë në vjeshtë.

“Është e pamundur të bësh parashikime. Por unë nuk e besoj një valë të dytë. Ky lloj virusi nuk respekton të gjitha ligjet e një virusi respirator. Nëse do të kishim një valë të dytë, atëherë do të duhej të mos kishim fare transmetim tani që temperaturat janë të lartë. Edhe pse kolegët thonë se transmetimi ka rënë, por është shtuar ekspozimi. Duke mos respektuar këto ligjësi, nuk besoj në një valë të dytë”, tha ai.

Megjithatë, Pipero theksoi se Covid-19 do të vijojë të jetë aktiv për disa kohë.

“Besoj në një vazhdimësi të qarkullimit të virusit midis nesh dhe kudo në botë. Kështu do të vazhdojë, herë me ulje, herë me ngritje”, tha ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY