Dyshime mbi cilesine e tamponit, drejtoresha e beri dy here dhe doli...

Dyshime mbi cilesine e tamponit, drejtoresha e beri dy here dhe doli negativ ndersa eshte e infektuar

135
0
Shares

Drejtoresha e nje prej institucioneve te rendesishme shendetesore ISHSH, Vjollca Braho e cila ndodhet ne trajtim mjeksesor ne spitalin vovid 2, ka bërë tamponin dy herë, herën e para para 10 ditësh dhe herën e dytë para pak ditësh, ajo ka rezultuar negative në përgjigjen e tamponit.

Por shenjat e koronavirusit Covid-19, Braho mësohet se i kishte prej më shumë se 10 ditësh duke bërë që ajo të karantinohet, raporton syri.

Burimet kanë bërë me dije, se Braho është kontrolluar dhe me skaner, ku ka rezultuar se ishte pozitive me koronavirus. Dy tamponët drejtoreshës së ISHSH i kanë dalë negativë, ndërsa skaneri e nxirrte pozitive.

Sot ajo është shtruar në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, pasi ka pasur probleme me frymëmarrjen, për shkak të koronavirusit dhe skaneri e ka nxjerrë sëmundjen në një gjendje të avancuar.

Shpesh herë tamponët dalin negativë, ndërsa personat e kontrolluar me skaner rezultojnë pozitivë me koronavirus.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY