Çfarë po fsheh Edi Rama?, Ledina Mandia: Fatura e arbitrazhit mund të...

Çfarë po fsheh Edi Rama?, Ledina Mandia: Fatura e arbitrazhit mund të jetë edhe më e lartë

230
0
Shares

Pandemia e koronavirusit ka goditur fort ekonominë shqiptare dhe kjo është reflektuar me rënie të të ardhurave, me rritje të deficitit buxhetor dhe borxhit publik. Përpos kësaj krize, së fundmi detyrimeve të shtetit shqiptar i janë shtuar edhe vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare e Arbitrazhit.

A do të paguhet shuma prej 109 milionë euro, vendime këto të arbitrazhit ndërkombëtar dhe sa rritet kosto e faturës së këtyre vendimeve te borxhi publik dhe buxheti?

Ledina Mandia, ish-Avokate e Shtetit, tha në A2 Business Ëeek, se kjo faturë mund të jetë edhe më e lartë. “Në lidhje me vendimin më të fundit dhe faturën financiare për shtetin shqiptar prej 109 milionë eurosh, që faturohet në favor të zotit Bechetti, mund të them që është sjellje e papërgjegjshme e qeveritarëve dhe drejtuesve të institucioneve apo zbatuesve të kontratave. Kuptohet që në raste të tilla, arbitrazhi është tepër sensitiv nëse ka një qasje arrogante ndaj investitorëve të huaj. Ky është rasti i fundit që bën fjalë për sjelljen shumë arrogante të kryeministrit të Shqipërisë në momentin që erdhi në pushtet”, tha ajo.

“Faturën e plotë financiare ne nuk e dimë, sepse faturat e arbitrazheve ndërkombëtare tregtare jo në të gjitha rastet publikohen vendimet dhe qeveria në shumicën e rasteve ka refuzuar të japë informacion dhe të bëjë transparencë me publikun në momentin kur është pyetur. Mendoj që fatura mund të jetë akoma më e lartë, me çështje të tjera. Çdo hakmarrje primitive, personale por edhe politike, faturohet në kurriz të taksapaguesve. Çdo qeveri duhet të jetë e kujdesshme. Për të shmangur humbjet në arbitrazh ndërkombëtar, kontratat duhet të këshillohen mirë me avokatë profesionistë dhe jo militantë të paaftë që militojnë në zyrat e shtetit”, shtoi ajo.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY