Zyrtari amerikan: Nga fundi i verës pritet fillimi i prodhimit të vaksinës...

Zyrtari amerikan: Nga fundi i verës pritet fillimi i prodhimit të vaksinës kundër COVID-19

112
0
Shares

Kompanitë farmaceutike në bashkëpunim me qeverinë e SHBA-së, pritet që nga fundi i verës të fillojnë prodhimin e një vaksine kundër COVID-19, njoftoi një zyrtar i lartë i administratës.

“Për sa i përket materialeve të vaksinës, ka mundësi që nga fundi i verës të fillojmë prodhimin e vaksinave në mënyrë aktive”, tha një zyrtar.

Administrata e Trump ka investuar para për zhvillimin e katër vaksinave të COVID-19, megjithëse Programi i Operacionit Ëarp Speed, synon të prodhojë rreth 300 milionë doza deri në fund të vitit 2021.

Qeveria amerikane ka dhënë grante prej qindra milionë dollarëve deri në mbi 1 miliard dollar, për kompanitë si: Johnson & Johnson, Moderna Inc, AstraZeneca Plc dhe Novovax Inc.

Sipas mediave të huaja, , ajo së fundmi nënshkroi marrëveshje prej 450 milionë dollarëve me kompaninë Regeneron Pharmaceuticals Inc, e cila do t’u ndihmojë pacientëve të trajtojnë koronavirusin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY