Të shtëna me armë janë dëgjuar në qytetin e Korçës mbremjen e sotme.
Një person është arrestuar nga policia.
35 vjeçari është ndaluar nga Policia pasi qëlloi me armë zjarri në ajër.
Nuk ka ende informacione se përse i riu ka qëlluar me armë zjarri, nese ka patur ndonjë konflikt apo “Vetëm për qejf”.
Njoftimi i policisë:
Korçë
Qëllon në ajër me armë zjarri, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, identifikohet dhe arrestohet në flagrancë 32-vjeçari.
Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit se një shtetas po qëllon me armë zjarri në ajër në lagjen nr. 4, Korçë, kanë organizuar punën dhe falë reagimit të shpejtë e profesional kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit, konkretisht shtetasit F. P., 32 vjeç, banues në Korçë.
Shërbimet e Policisë, i kanë gjetur këtij shtetasi edhe armën e zjarrit tip pistoletë me të cilën ky shtetas kishte qëlluar në ajër.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/