Presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me ndryshimet kushtetuese që kërkon të bëjë Edi Rama, për të ndaluar koalicionet parazgjedhore.
Me anë të zëdhënësit, Tedi Blushi, Meta thekson faktin se parlamenti ka 82 deputetë legjitimë, ndërsa pjesa tjetër janë aventurierë dhe Haxhi Qamilë.
Reagimi i plotë zëdhënësit të Metës, Tedi Blushi:
Lidhur me lajmet e fundit për disa ndryshime kushtetuese, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta thekson se Kuvendi aktual ka vetëm 82 deputetë legjitimë, ku përfshihen edhe tre deputetët të cilët nuk pranuan të dorëhiqeshin pas vendimit të Opozitës së Bashkuar.
182 deputetë dhe kandidatë për deputetë të partive opozitare refuzuan të ishin pjesë e Kuvendit.
Edhe pse shteruan të gjitha listat e partive opozitare prej 18 muajsh, Kuvendi ka formalisht vetëm 122 deputetë nga 140 deputetë që është detyrimi kushtetues.
Procesi i zëvendësimit ka qenë haptas antikushtetues dhe antiligjor.
Ndaj është koha t’i jepet fund çdo marrëzie, fundi i së cilës dihet qartë.
E ardhmja europiane e Shqipërisë është alternativa e vetme e të gjithë qytetarëve të këtij vendi.
Të gjithë të distancohen nga aventurierët dhe Haxhi Qamilët!
SHQIPËRIA E PARA!
SHQIPËRIA SI GJITHË EUROPA!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/