Pas Austrisë edhe Italia e mbyllur për shqiptarët deri në fund të...

Pas Austrisë edhe Italia e mbyllur për shqiptarët deri në fund të korrikut

130
0
Shares

Italia do të jetë e mbyllur për shqiptarët të paktën deri në fund të muajit korrik.

Italia pritet të aprovoj masat e reja anti-Covid të vlefshme nga 15 korriku deri më 31 korrik 2020.

Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza ka prezantuar dekretin e ri i cili pritet të aprovohet brenda ditë së sotme në parlament .

Në fjalën e tij në dhomën e deputetëve Ministri Speranza prezantoj dekretin e ri i cili parashikon ndalimin e hyrjes në Itali të personave jashtë Zonës së Bashkimit Evropian.

Ata që udhëtojnë për motive pune e shëndeti kanë të detyruar zbatimit e karantinimit për 14 ditë.

Do të ndalohet hyrja në territorin italian të personave që gjatë 14 ditëve te fundit kanë udhëtuar e tranzituar në këto 13 vendet:

Armenia, Bahrein, Bangladesh, Brasile, Bosnia Herzegovina, Cile, Kuëait, Macedonia e Veriut, Moldova, Oman, Panama, Perù, Repubblica Dominicana.

Janë vende që kanë një përqindje te lartë të infektuarish në raport me popullsinë.

Dekret i ri parashikon të jenë të detyrueshme;

maska në vendet e mbyllura

protokoll i sigurisë në vendin e punës

ndalimi i grumbullimeve

masa penale për këdo që shkel urdhrin e karantinimit

ndalimi i hyrjes së personave që udhëtojnë pa motive nga vendet jashtë BE

karantinim për ata qe udhëtojnë me motiv nga vendet jashtë BE e jashtë zonës Schengen

shtim kontrolli në aeroporte, porte e kufijtë italiane

kontrolle e tamponë për emigrantët klandestinë që zbarkojnë në brigjet italiane.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY