Virologia italiane tregon si mund të parandalohet koronavirusi

Virologia italiane tregon si mund të parandalohet koronavirusi

186
0
Shares

Virologia italiane, Ilaria Capua ka deklauar se shkaku i valës së dytë të koronavirusit do të jenë vetë njerëzit.

“Virusi nuk ka krahë dhe pandeminë e mbajmë gjallë ne. Virusi përhapet nga njerëzit që e bartin atë. Me papërgjegjshmërinë tonë, ne do të krijojmë valën e dytë të infeksionit Covid”, ka thënë ajo.

Ilaria Capua insiston se përmes veprimeve tona ne mund t’i lëmë virusit një hapësirë shumë minimale në mënyrë që të mos jetë në gjendje të na vrasë, sepse pa vaksinë nuk do zhduket.

“Ne kemi parë tashmë që në Itali koronavirusi ka qarkulluar që nga mesi i muajit dhjetor, kështu që nga mesi i dhjetorit deri në mes të shkurtit Covid ka qarkulluar pa shkaktuar shumë telashe, pra frenimi i agresivitetit të tij është i mundur”, ka shtuar ajo.

Capua u shpreh gjithashtu edhe se “sfida e madhe është të gjejmë një mënyrë për të qenë pjesë e zgjidhjes dhe jo pjesë e problemit, kjo mund të ndodhë vetëm nëse të gjithë punojmë së bashku duke aplikuar masat thelbësore për të ngadalësuar infeksionin.

Në ato vende ku kurba e pandemisë është në rrafsh, virusi po vazhdon të qarkullojë por me pak se aty ku kurba është në ngritje”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY