Ushtruan dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshorteve të tyre, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit SH. N., 35 vjeç, pasi në lagjen nr. 4 Kavajë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, në prani të fëmijëve të tyre të mitur.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. K., 54 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje”, njofton policia e Tiranes. /DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/