Teatri Kombetar, depozitohet padia e gjashte ne SPAK

Teatri Kombetar, depozitohet padia e gjashte ne SPAK

68
0
Shares

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka depozituar sot padine e 6 në SPAK për shembjen e Teatrit.

Kallëzimi i fundit i depozituar në SPAK  bëhet kundër kryeministrit Rama, kryebashkiakut Veliaj, kompanisë private Big-Bjarke Ingels Group dhe arkitektit danez Ingels, kompanisë Fusha dhe administratorit të saj Shkëlqim Fusha.

AMT kërkon nga SPAK fillimin  e ndjekjes penale ndaj personave të kallëzuar për kryerjen e veprave penale korrupsionin pasiv ne sektorin privat, dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm, ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike dhe shpërdorim detyre.

Po kështu AMT këron marrjen e sekuestros preventive ndaj projektit të Ingels për Teatrin dhe pezullimin e procedurave të konkursit për projektin e Teatrit të ri të shpallur nga bashkia Tiranë pas shembjes së tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY