Koronavirusi në Kosovë, 5 deputetë të LDK-së të infektuar

Koronavirusi në Kosovë, 5 deputetë të LDK-së të infektuar

69
0
Shares

Shkon në 5 numri i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët janë infektuar me Covid-19.

Deputeti, Frashër Demaj, ka njoftuar se është prekur nga koronavirusi.

Përmes një postimi në Facebook, Demaj ka thënë se pavarësisht se ai është munduar të jetë i kujdesshëm, është prekur nga virusi.

Postimi i Demaj në Facebook

”Të dashur familjarë e miq,

Pavarësisht se jam munduar të jem shumë i kujdesshëm për vete dhe të tjerët duke bartur maskë gjatë gjithë kohës, si duket nuk ka mjaftuar. Të premten pasdite kam pasur temperaturë të lartë dhe kokëdhimbje.

Pas publikimit të rezultateve të testit kam dal Covid pozitiv.

Nga e premtja jam vetizoluar në shtëpi dhe po ndjek rekomandimet e mjekëve.

Diana dhe Drini tani per tani janë mirë.

Më hëret, nga rradhët e LDK-së ishin infektuar Arben Gashit Kujtim Shala, Haxhi Avdyli dhe Visar Hoti.

Gjithashtu, i infektuar është edhe kryetari i kësaj force politike, Isa Mustafa.

Deri më tani në Kosovë janë shënuar 102 viktima nga Covid-19, janë regjistruar 4,931 të infektuar dhe janë shëruar 2,267 pacientë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY