Hodhi një pako me lëndë plasëse artizanale në ambientet e jashtme të një banese, por pa shkaktuar shpërthim, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes.
Detajet:
“Më datë 12.07.2020, rreth orës 23:00, në ambientin e jashtëm të banesës së shtetases M. F., në Fushë Krujë, është gjetur një pako brenda së cilës dyshohej se kishte lëndë plasëse, e cila nuk ka shpërthyer.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat antieksploziv të RENEA-s dhe pas verifikimeve ka rezultuar se brenda pakos kishte një sasi të vogël lëndë plasëse artizanale.
Si rezultat i hetimeve grupi hetimor ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, i cili është shtetasi A. B., dhe po punohet për kapjen e tij”, njofton policia e Durresit. /DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/