Afrika e Jugut ka vendosur kufizime të reja, përfshirë një ndalim tjetër të shitjes së alkoolit, për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së koronavirusit.
Eshtë imponuar një shtetrrethim natën dhe mbajtja e maskave jashtë është tani e detyrueshme.
Presidenti Cyril Ramaphosa tha se ndalimi i alkoolit – i dyti në Afrikën e Jugut këtë vit – do të ulë presionin në sistemin e kujdesit shëndetësor.
Kjo vjen pasi infeksionet në total tejkaluan një çerek milioni.
Vdekjet që vijnë nga koronavirus gjithashtu janë rritur në më shumë se 4,000, dhe parashikimet e qeverisë vlerësojnë se kjo mund të rritet në 50,000 deri në fund të vitit.
Sa shpejt po përhapet koronavirusi në Afrikë?
Afrika e Jugut mbetet vendi më i goditur në kontinent, dhe në fillim të kësaj jave regjistroi rritjen e saj më të lartë ndonjëherë për një ditë. Gati gjysma e tyre ishin në Gauteng, një provincë që është bërë epiqendra e shpërthimit.
Në një fjalim publik, Presidenti Ramaphosa pranoi se “shumica” e njerëzve kishin ndërmarrë masa për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes, por ai tha se kishte ende disa që vepruan “pa asnjë përgjegjësi”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/