Ramon Abbas mburrej në rrjete sociale me avionët e tij privatë, rrobat e shtrenjta dhe makinat luksoze.
Për 2.5 milionë ndjekësit e tij ai njihej si një miliarder që ulte helikopterët e tij në apartamentin në Dubai dhe ecte me qese nga Gucci, Versace dhe Fendi.
Por ishte pikërisht aktiviteti i tij në rrjete sociale që soli fundin e tij. Llogaria e Ramon në Instagram ngriti dyshimet e një agjenti federal, i cili filloi të hetonte për pasurinë e tij.
Shpejt u kuptua se Abbas e kishte fituar pasurinë e tij me anë të skemave multi-miliona dollarëshe të mashtrimit.
Vetë postimet e tij në Instagram u përdorën nga policia si prova të krimit.
Ai tashmë gjendet në burg.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/