Qeveria e Kosovës i është rikthyer aplikimit të masave që të bëhet minimizimi i përhapjes së Covid-19 ndërsa sot është mbajtur takimi virtual mes kryeministrit, Avdullah Hoti dhe kryetarëve të komunave të vendit ku është diskutuar mbi gjendjen e krijuar nga virusi Covid-19.
Burime brenda takimit të kryeministrit me kryetarët e komunave, kanë shpjeguar se nga e hëna do të ketë masa shtesë për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.
Këto janë masat që do të hyjnë në fuqi nga e hëna sipas këtyre burimeve:
-Pezullohen aktivitetet religjioze, kulturore dhe në masë të madhe sportive
-Ndalohet çdo mbledhje private ose publike me mbi 50 persona
-Gastronomia lejohet të operojë në ambiente të hapura me jo më shumë se 50 persona
-Mbyllen çerdhet – Mbyllen tregjet- Institucionet do të punojnë me staf esencial- Fshatrat dhe qytetet me më së shumti të infektuar futen në karantinë
Të gjitha masat që do të merren, do të provojnë të prekin sa më pak ekonominë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/