Konstitucionalisti Kume:Nuk duhet të ndërhyjnë në Kushtetutë vetëm për koalicionet

Konstitucionalisti Kume:Nuk duhet të ndërhyjnë në Kushtetutë vetëm për koalicionet

121
0
Shares

Konstitucionalisti Kristaq Kume i ftuar në studion e lajmeve të Faxnews ka folur në lidhje mbi debatin e koalicioneve dhe pragut zgjedhor. Dy tema të cilat janë mjaft të nxehta ditët e fundit dhe janë pikat ku ndahen qartësisht mazhoranca dhe opozita joparlamentare.

Konstitucionalisti Kume e sheh të panevojshme ndërhrjen në Kushtetutë për të bërë dy ndryshime të tilla, si pragu zgjedhor dhe lejimi ose jo i koalicioneve, ndryshime të cilat i përkasin Kodit Zgjedhor. Kume thekson se ndërhyrja në Kushtetutë duhet të bëhet vetëm për ndryshimin e sistemit dhe jo si do të votojë elektorati me lista të hapura apo të mbyllura.

“Ndryshimi i sistemit duhet të bëjë të mundur që shqiptari të zgjedhi atë që do ose siç quhet ndryshe listat e hapura. Për problemin e koalicioneve dhe pragut është për mua e panevojshme që të ndërhyet në Kushtetutë. Nuk kuptoj pse duhet të ndërhyet në Kushtetutë për pragun dhe koalicionet të cilat janë dispozita që i takojnë Kodit Zgjedhor. Të garosh me apo pa koalicione në zgjedhje është vetë sistemi që e përcakton. Në qoftë se ke një sistem zgjedhor si ky që ne kemi, të garosh me koalicione është e nevojshme, pasi vota në koalicione ka më shumë pesh.

Pragu tek ne është në varësi të zonës elektorale ku garohet. Pragu në synimin tim ka një efekt politik, p.sh në Tiranë ku një subjekt politik kap pragun 3% por nuk kap pragun 5% në rang vendi, votat e Tiranës digjen.”- tha Kume.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY