ITALI/ Kapet shqiptari me 400 mije euro droge

ITALI/ Kapet shqiptari me 400 mije euro droge

171
0
Shares

Një shqiptar u arrestua nga policia e Napolit në Itali, pasi iu gjetën 400 mijë euro  të fshehur në sediljet e pasme të automjetit të tij të modifikuar.  Hetimet e autoriteteve italiane informojnë se shuma e parave vinte nga trafiku i shitjes së drogës për llogari të një organizate trafikantësh.

Korrieri shqiptar po e transportonte vlerën monetare në një vend të sigurt për t’u përdorur më pas në aktivitetin kriminal e sistemin e riciklimit të parave të pista.

Gjithashtu financa e Napolit ka sekuestruar 17 kg kokainë e konfeksionuar në 15 pako e 20 kg cigare kontrabandë nga Luksemburgu të fshehura në një automjet që udhëtonte nga Hollanda.

Automjeti drejtohej nga një qytetar italian nga Napoli i cili është vënë në masë arresti. Kokaina e sekuestruar do të sillte nje përfitim tregu prej 5 milionë euro.

Rtv Ora ka kontaktuar me autoritetet e Finanzës se Napolit të cilët janë shprehur se hetimet janë në zhvillim e ende nuk ka prova nëse ka lidhje mes korrierit shqiptar e kokainës së sekuestruar .oranews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY