“Shënime që tronditën shpirtin tim”, Pastori publikon ditarin e Anisa Josifit: Mesazhi...

“Shënime që tronditën shpirtin tim”, Pastori publikon ditarin e Anisa Josifit: Mesazhi im e takoi 14 vite më parë

124
0
Shares

Pastori Akil Pano ka ndarë në rrjetet sociale disa copëza nga ditari të Anisa Josifit, që datojnë 14 vite më parë, ku janë shkëputur fjalë nga predikimet e tij.

Pano thotë se pasi ka marrë në dorë ato shënime kuptoi se përgjegjësia individuale dhe kolektibe për të shpallur dhe mbrojtur jetën është më e nevojshme se kurrë.

Ai shkruan se nuk kujton t’i ketë takuar ndonjëherë vajzat, ndërsa shton se ndjeu trishtim, dhimbje dhe përgjegjësi kur u ndesh me to.

Përgjegjësi. Më shumë së kurrë ndjeva çka në mënyrë të përsëritur përjetoj, pothuaj çdo të Diel herët në mëngjes për më shumë se një çerek shekulli. Një peshë jo të lehtë përgjegjësie përjetoj çdo herë që mendoj se do të kem njerëz përballë dhe do t’ju drejtohem. Çdo fjalë mbart peshën e një strukture mendimi, çdo fjali një kontekst. Përgjegjësia për të përçuar fjalë jete është e paagjinueshme. Por mbrëmë, këtë peshë e përjetova në dimensionin e një jete të munguar mes humanëve.

Një jete për të cilën nuk kisha rreshtur së foluri gjatë ditëve të fundit, tre a katër herë në ditë në emisionet qëndrore të televizioneve në vend. Filli i tragjedisë në potencë tek njerëz të cilët prej traumave, padijes a zhgënjimit, mungesës së shpresës a manipulimit në fushëbetejën e mendimeve, është një fill që duhet këputur. Viti 2018 shënoi 183 vetëvrasje në Shqipëri, numër ky tre herë më i lartë nga ai i vrasjeve. Me sa dimë asnjë prej rasteve nuk lidhet me fenë, dhimbja e ndërprerjes së jetës prej vullnetit njerëzor është e madhe.

Shumë u thanë mbrëmë mbi tragjedinë e familjes Josifi, e në shumë dimensione u diskutua fenomeni. Vetëvrasja, traumat e së shkuarës, pikëlidhjet e mundëshme me bazë fetare etj. Prisja të dilja nga studio e të merrja nga gazetari investigativ fotokopien e faqes nga ditari i vajzës së vetëvrarë që shënonte datën 20 Gusht 2006.

Aty ndodheshin shënimet mbi ligjëratën time të 14 viteve më parë. Çfarë kisha thënë mbi njërën prej temave të mia të parapëlqyera, ‘Pandryshueshmëria e Zotit!?’ Mora letrën dhe nisa të shoh nën dritën e telefonit. Fjalët lexohen pa vështirësi. Mesazhi është i qartë megjithëse me shkurtime. Fjalë jete, shprese dhe dashurie mbi letër. Dy ditë më parë kisha thënë në një televizion për familjen se, ato s’duhet të jenë të huaja për ne, përkundrazi. Kjo familje është e përbërë nga njerëzit tanë.

Njëlloj si i afërmi im Musliman, Hebre, i Krishterë, apo ateist, vajzat dhe nëna janë të afërmit tanë. Flisja e mendoja se vërtetë do të kisha dashur t’i njihja e takoja në kohë. Mbase do të kisha mundur të bëja diçka. Por mesazhi im i kishte takuar 14 vjet më parë. Copëza jete shpirti të derdhura në letër, shënime nga një predikim që mesa duket mbeti vetëm në ditar, e nuk u lejua të prekë vullnetin njerëzor për mosdorëheqje nga jeta.

Ndërsa mbaja letrën në dorë e shihja shënimet e vajzave mbi predkimin tim të 14 viteve më parë, kuptova që pergjegjesia individuale e kolektive për të shpallur e mbrojtur jetën është më e nevojshme se kurrë”,-shkruan pastori.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY