Pas shembjes se marreveshjes, Basha kerkon mbledhjen e Keshillit Politik

Pas shembjes se marreveshjes, Basha kerkon mbledhjen e Keshillit Politik

114
0
Shares

“Nuk ka cirk që e ndal rotacionin politik”, Basha refuzon lojën e minutës së fundit nga Rama: Nëse ka ndryshuar mendje për listat e hapura, të rimblidhet Këshilli Politik dhe të vendosim të gjithë bashkë, deklaroi kryetari i PD.

Pjese nga deklarata:

Për vite me radhë, Edi Rama ka përdorur një truk psikologjik, të cilin shkencëtarët e quajnë “Shifting the discussion”- ”të ndërrosh temën”. Aty ku i djeg nuk flet, por flet për diçka tjetër. Nuk ka thënë asnjë fjalë për manipulimin zgjedhor të 2016-2017, as nuk është distancuar dhe nuk ka kërkuar ndëshkimin e atyre që u kapën në flagrancë duke vjedhur vota, duke kërcënuar administratën publike dhe votuesit, duke keqpërdorur administratën shtetërore dhe burimet e shtetit, përkundrazi i ka promovuar dhe vazhdon t’u shërbejë atyre, sepse duke u shërbyer atyre i shërben vetes së tij, por jo shqiptarëve dhe as të ardhmes sonë europiane. Gjëja e parë që kërkoj nga çdo qytetar, që është aksioner i kësaj Republike, aksioner i kësaj demokracie dhe, në veçanti, nga media në rolin e saj të veçantë informues dhe opinionbërës, është të refuzoni me përbuzje këtë lojë që ju trajton ju si fëmijë çerdhesh. Ju tregon një rraketake dhe ju fsheh gjëmën.

Rraketakja është premtimi për lista të hapura, gjëma është përpjekja e Edi Ramës për të qetësuar tmerrin nga zgjedhjet e ardhshme, duke prishur sistemin aktual zgjerdhor.

Nëse Edi Rama ka vendosur të bëjë ndryshime të tjera në kuadër të Reformës Zgjedhore, është i detyruar, sipas marrëveshjes së 14 Janarit dhe të 5 Qershorit të kthehet në diskutimet e Këshillit Politik.

Nëse ka ndryshuar mendje për sistemin zgjedhor, atëherë kur refuzonte qoftë listat e hapura apo të tjera propozime të ardhura nga opozita, partitë e opozitës, shoqëria civile, e ka për detyrë t’i thërrasë të gjithë bashkë, të lejojë një diskutim të hapur popullor dhe në fund një vendimmarrje me Referendum.

Por ai e ka lënë me qëllim këtë, në “zeitnot” siç thonë gjermanët, (në minutën e fundit), pikërisht për të parandaluar një vendimmarrje që do t’i shërbejë të gjithë shqiptarëve dhe pamundësuar një vendimmarrje që i shërben thjesht dhe vetëm qetësimit të frikës së tij për zgjedhjet që do të vijnë.

Nuk ka cirk që e ndal rotacionin politik.

E vetmja gjë në të cilën ne jemi investuar si opozitë me përgjegjësi të madhe karshi qytetarëve është që ta sjellim këtë rotacion me sa më pak kosto për vendin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY