Një i porsalindur rezulton me COVID-19, në Kosovë numri i rasteve më...

Një i porsalindur rezulton me COVID-19, në Kosovë numri i rasteve më i madh se i të shëruarve

107
0
Shares

Shoqata e Neonatologëve në Kosovë ka konfirmuar rastin e parë të një porsalinduri me COVID-19.

Kryetarja e shoqatës Burbuqe Skënderi ka bërë të ditur lajmin nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Skënderi bën me dije se gjendja shëndetësore e foshnjës është e qëndrueshme, ndërsa i bën apel qytetarëve të bëjnë kujdes pasi virusi nuk njeh moshë.

“Shoqata e Neonatologeve të Kosovës raporton rastin e parë te të porsalindurit me Covid pozitiv, gjendja e përgjithshme e foshnjës momentalisht sabile. Beni kujdes, Covid nuk zgjedh moshë”, shkruan Skenderi.

Dje në Kosovë janë konfirmuar edhe 207 raste të reja me koronavirus, duke e çuar kështu mbi 4300 numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga 13 marsi kur edhe u konfirmuan rastet e para.

Nga ky numër, 2095 janë shëruar, kurse 94 të tjerë kanë vdekur, pra numri i rasteve aktive në vend është më i lartë se ai i të shëruarve.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY