Nuk ka me pengese per votimin e Reformes Zgjedhore ne Parlament.
Numri i deputetëve që deklarojnë votën pro marrëveshjes së 5 qershorit midis PS-së, PD-së dhe LSI-së ka arritur në 84 pasi 6 deputetë të listave deklaruan se do te votojne pro marrëveshjes.
Ata jane Artur Roshi, Fatjona Dhimitri, Besnik Troplini, Suzanat Topi, Lefter Maliqi dhe Gjetan Gjetani.
Maliqi tha pak më parë se janë 11 deputetë të opozitës që japin votën pro, duke kërkuar nga kryeministri Rama që ta votojë marrëveshjen pa ndryshime duke kryer një votim të hapur në Parlament.
Roshi tha se nuk do te votonte kurre kunder integrimit te Shqiperise ne BE.
Votën pro e kanë dhënë edhe deputetët e larguar nga PDIU, Reme Lala, Elena Xhina dhe Dritan Bici, megjithëse ata kanë firmosur edhe për ndryshimin e sistemit zgjedhor. /DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/