Aksion për mbylljen e lokaleve në Berat, pronarët konfliktohen me policinë

Aksion për mbylljen e lokaleve në Berat, pronarët konfliktohen me policinë

145
0
Shares

Uniforma të shumta policie kanë mësyrë mbrëmjen e djeshme në të gjitha baret e restorantet e qytetit për t’i mbyllur ato pas orës 23:00. Në mbështetje të policisë në këtë aksion kanë qenë policia bashkiake dhe inspektorët e Drejtorisë së Higjenës, që kanë kontrolluar edhe zbatimin e protokolleve të sigurisë në këto biznese.

E ndërsa pjesa më e madhe e bareve e restoranteve i është bindur urdhrit të policisë për mbylljen pas orës 23:00,pronarët e bizneseve përgjatë Pedonales së qytetit jo vetëm që nuk kanë pranuar mbylljen por edhe janë konfliktuar verbalisht me forcat e policisë.

Pronarët e këtyre bizneseve i kanë kërkuar policisë një urdhër me shkrim për mbylljen pas orës 23:00, duke deklaruar se nuk do ti binden policisë sa herë që ju kërkon gojarisht të mbyllin biznesin.

Kjo mosbindje u ka kushtuar shtrenjtë disa bizneseve që mësohet se janë gjobitur nga policia.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY