Shtimi i rasteve me COVID/Meta kërkon takim me ministren: Nevojitet komunikim me...

Shtimi i rasteve me COVID/Meta kërkon takim me ministren: Nevojitet komunikim me BE dhe OBSH

79
0
Shares

Presidenti Ilir Meta shprehu shqetësimin për rritjen e numrit të rasteve të reja dhe humbjeve në jetë për shkak të koronavirusit.

Në konferencën e përjavshme, Meta theksoi se është e rëndësishme një strategji e re për të dalë sa më parë dhe të sigurt nga kjo pandemi.

Meta tha se eshtë i domosdoshëm një komunikim me vendet fqinje dhe me vendet e BE për të shkëmbyer info në kohë reale që kjo strategji e re të na mundësoj daljen sa më shpejt nga kjo situatë.

Meta zbuloi se ka kerkuar dhe nje takim zyrtar me ministren e Shendetesise, Ogerta Manastirliu.

“Qeveria, opozita, sipërmarrjet dhe çdo qytetar, duhet të kenë një strategji të re me protokolle të përcaktuara për të vënë në kontroll përhapjen në rritje të pandemisë, edhe komunikim edhe më efikas me vendet fqinje, të rajonit, OBSH dhe vendet e BE për të harmonizuar veprimet dhe shkëmbyer informacionin në kohë reale, që kjo strategji e re të na mundësojë daljen e sigurt dhe sa më të shpejt nga kjo situatë”, tha Presidenti.

https://www.facebook.com/watch/live/?v=2536776433252642&ref=watch_permalink

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY