Kreu i Vëllazërisë Ungjillore reagon pas tmerrit në Tiranë: “Familja Josifi nuk...

Kreu i Vëllazërisë Ungjillore reagon pas tmerrit në Tiranë: “Familja Josifi nuk u vetëflijua për Jezusin”

590
0
Shares

Kreu i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë Ylli Doçi, ka deklaruar se tragjedia e ndodhur nën familjen Josofi nuk duhet të përzihet me çështjet e besimit. Ishte Blerta, e mbijetuara e vetme e cila rreferu per hetuesit, se familja e saj shkonte ne Kishen Ungjillore.

Ai ka theksuar se është e pakuptimtë që mediat e kanë lidhur këtë ngjarje të rëndë me Kishën Ungjillore, duke theksuar se porsa i përket ringjalljes të gjithë fetë besojnë në një akt  të tillë.

Ndërkohë ai ka theksuar se nuk i njeh të gjithë anëtarët dhe për këtë do të ketë një tjetër reagim zyrtarë nga sekretari. Sipas Koçit kjo është një ngjarje që të gjithë duhet të solidarizohemi dhe të hetojmë shkaqet që çuan në këtë veprim nga familja Josifi.

Ky është besim për jetën jo vdekjen. Vdekja e Jezusit është flijimi. Nëse ato vajza kanë qenë ungjillore se ato mund të vijë në takimet e kishës por s’do të thotë se kanë qenë besimtare, kjo që kanë bërë ato do të ishte dështim për besimin tonë, nëse një ungjillor shkon kundër besimit të vet si këto vajza që vdiqën nga uria, është problem se ne kemi synim sakrificën për të jetuar, fitorja e besimit ungjillor është jeta dhe përballimi i problemeve.

Bibla e dënon vetëvrasjen, perëndia nuk na krijoi që të marrim jetën, në asnjë vend nuk thuhet se lejohet vrasja”, ka thënë ndër të tjera ai.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY