Greqia do të mbyllë kufijtë me Serbinë nga data 6 korrik deri në 15 korrik, sipas se perditshmes serbe Novosti, e cila e ka konfirmuar nga lajmin nga Ministri i Turizmit Rasim Ljajic.
Bazuar në analizën e të dhënave epidemiologjike, u vendos që të ndërpritet hyrja e qytetarëve serbë në Greqi nga të gjitha pikat e hyrjes pa përjashtim.
Ndalimi do të hyjë në fuqi nesër, e hënë, 6 korrik, në 6 të mëngjesit, dhe do të zgjasë deri më 15 korrik, tha qeveria greke në një deklaratë.
Siç u shtua, përjashtim nga ky rregull janë udhëtarët me “arsye të veçanta” të cilëve do të lejohen të hyjnë në Greqi.
Nderkaq vendet e tjera evropiane kane lejuar udhetimet nga ky vend.
Serbia shpalli gjendjen e emergjencës në vend ditën e premte (3 korrik) duke rikthyer dhe njëherë masat kufizuese për të ngadalësuar përhapjen e COVID-19.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/