Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Besnik Mustafaj, një sagë për qelitë e gjyshërve dhe nipave

04/07/2020
MUSTAFAJ/Ish-ministri i Jashtëm trondit Ramën: Nuk ke marrë ende asgjë
Share on FacebookShare on Whatsapp

MUHAMED MUFAKU*

Në dekadat e fundit, pas rrëzimit të murit të Berlinit dhe “kalasë së fundit të stalinizmit”, letërsia me temën e burgut në botë u pasurua me prurjet nga Shqipëria, një realitet kulak ky gjatë viteve 1945-1990, e përkthyer në gjuhë europiane deri më 2011, kur u shfaq një brez i ri shkrimtarësh sirianë me romanet e veta.

Për të treguar ç’do të thotë burgu për Shqipërinë, mjafton të përmendim fatin e Musine Kokalarit (1917-1983), e para femër që studioi letërsinë jashtë (Itali) dhe u kthye me një frymë të re për të botuar përmbledhjen “Siç më thotë nëna plakë” (1941) dhe mandej “Rreth vatrës” (1944). Asokohe mori pjesë në formimin e Partisë Socialdemokrate.

Pasi kjo parti u konsiderua armike nga Partia Komuniste, që erdhi në pushtet më 1945, Kokalari u arrestua në janar 1946 dhe u dënua me 20 vjet. Ajo kaloi 18 vjet në burgun famëkeq (Burrel), pastaj u internua në Rrëshen, në veri të Shqipërisë, për të punuar atje pastruese e qytetit. E braktisur, vdiq prej kancerit më 14.08.1983. Pushteti arriti ta fshinte emrin e M.Kokolarit prej kujtesës kolektive deri sa erdhi liria dhe e nderoi me urdhrin “Martire e demokracisë” (1993), me çka ajo u kthye përsëri në jetën publike e kujtesën kolektive.

Prej kësaj gjenerate të pas 1945 është Besnik Mustafaj (1958), i cili u distancua herët prej regjimit, duke marrë pjesë në manifestimet që filluan në fund të viteve 1990 dhe u dallua si njëri prej themeluesve të partisë së parë jo komuniste, fituese në zgjedhjet e lira (1992). Ai, si student i letërsisë frënge, u brumos me një kulturë tjetër, larg asaj ideologjike zyrtare. Por, fatin e të rinjve që mbaronin studimet, e diktonte sistemi. Kështu, ai punoi një kohë në arsim, pastaj gazetar në organin e partisë “Zëri i popullit”, më vonë përkthyes në “Institutin e Studimeve M-L”, prej nga kaloi në Lidhjen e Shkrimtarëve si kryeredaktor i “Botës letrare”. Si pjesëmarrës aktiv në demonstratat kundër sistemit monist, ai fitoi në zgjedhjet parlamentare më 1991. Më 1992 u bë ambasador i parë i Shqipërisë demokratike në Paris. Më 2005, ministër i Jashtëm. Më 2007 dha dorëheqjen në shenjë mospajtimi me qeverisjen e re dhe iu kthye shkrimit. Në letërsi, Besnik Mustafaj u shfaq me vëllimin poetik “Motive të gëzuara” (1978). Në vazhdim botoi disa përmbledhje deri te romani “Ëndrra e Doktorit” (2017), ku me ironi paraqet klasën e re politike në Shqipërinë demokratike.

download

Prej romaneve të tij dallohet “Një sagë e vogël”, (Tiranë, 1995), ribotuar disa herë në Tiranë e Tetovë (Maqedonia e Veriut), përkthyer në frëngjisht e gjermanisht e së fundmi në italisht (2018). Ndryshe nga shkrimtarët e burgosur politikë, që letrarizuan vuajtjet e tyre, Besnik Mustafaj nuk sjell përvojën e një individi ose të një brezi, por përvojën kombëtare që përfshin tri breza të Shqipërisë, me një përqendrim në periudhën 1945- 1990, duke vështruar burgun prej dy anëve (të burgosurit dhe gardianët) e për të dalë te thelbi: sistemi është një diktaturë me emra të ndryshëm. Teknikisht, Besnik Mustafaj në këtë vepër ka disa narracione të personazheve kryesore e, në mesin e tyre, edhe një draft-romani. Kështu, kemi dy figura (Bardhyl Huta.

dhe Linda Hidi) prej dy familjeve me përvojën e dy botëve të burgut (të burgosurit dhe gardianët). Ata dashurohen e martohen dhe vetë testojnë këtë përvojë edhe nga brenda, edhe nga jashtë, duke treguar secili “sagën e vet të vogël”. Po ashtu, Andrea Bodeci, gazetar e shkrimtar, që interesohet për fatin e gjyshit të Lindës (gardiani Hyqmet Hidi) duke shpalosur fragmente të draft-romanit të vet. E, pasi kjo “sagë e vogël” përfshin Shqipërinë e shekullit XX, kemi trashëgiminë osmane (Hafiz pasha) dhe pushtetin fashist (1939-1943). Gardiani (Hyqmet Hidi) është simbol i luajalitetit ndaj sistemit “që duhet respektuar”. Po ashtu, kemi figurën e të krisurit (Mala i Marrë), i cili shpreh atë që nuk guxojnë të tjerët. Në narracionin e Bardhyl Hutës kuptohet shpejt se i ati (Omer Huta) ishte djali i Oso Hutës, i burgosur në kohën e Mbretit Zog (1928-1939). Pasi Partia Komuniste shpalli Republikën (1946), të burgosurit e mbretërisë u shndërruan në “heronj” dhe bijtë e tyre në përfitues.

Mirëpo, sjellja e Omer Hutës ndaj “lavdisë” së të atit e linte birin Bardhyl në mëdyshje: ai kërkonte jetën vetëm në hije. Atij sikur nuk i vinte mirë kur Oso Huta përmendej për luftën kundër regjimit mbretëror. Kur u rrit dhe u bë në gjendje të shtronte pyetje, mëdyshja iu shtua me përgjigjet e të atit: “Kush ngjitet lart, është taksur të rrëzohet me kokë poshtë”. Edhe pse në “demokracinë popullore”, burgu u bë ankth në familje, përkundër faktit se Bardhylit i pëlqente të mburrej me historinë e familjes, me gjyshin Oso Huta. Ky ankth mbillej përmes porosive të Omerit për gruan dhe djalin çdo herë që ata dilnin jashtë shtëpisë: “Kujdes, po shkuat në burg, nuk vij t’ju shoh”. Por kurrë nuk ua shpjegoi përsenë e këtij rreziku dhe ç’duhej bërë për ta shmangur. Në këtë mjedis u rrit Bardhyli. Martesa e tij me Lindën ishte goditje për të atin. Linda vinte prej një familjeje me histori të mishëruar me burgun.

Hyqmet Hidi, gjyshi i saj, si gardian burgu në kohën e mbretit dhe të Italisë fashiste, ishte damkë për familjen në kohën e “demokracisë popullore”. Narracionet për burgun politik nuk do të kishin fund për Bardhyllin derisa ai vetë të dënohej e ta provonte nga brenda. Përvoja e burgut ishte posaçërisht e rëndë për Bardhylin.

Ai u dashurua me Lindën dhe u martuan përkundër biografisë së keqe të gjyshit. Lumturia e tyre nuk zgjati. Tani, në burgun e dyfishtë (puna e rëndë në minierë dy tretat e ditës, fjetja në kapanon me 60 vetë, me një nevojtore të hapur, që kutërbon), ai mori vesh për një “privilegj”, që komanda e jepte për të burgosurit shembullorë: një natë me të shoqen në “dhomën speciale”. Bardhyli ishte gati të bënte gjithçka për të fituar një natë me të dashurën, Linda. Ai, më vonë, kupton domethënien e këtij “privilegji”, që çon në “zbutjen” e të burgosurve. Në narracionin e Lindës zgjerohet vizioni. Ajo njihet me historinë e gjyshit (Hyqmet Hidi). Ai ishte shërbëtor i shtetit, i gatshëm të punonte me “çdo sistem”. Ai ishte gardian në burgun e trashëguar nga sundimi osman, gjë që ka shpjegimin e vet. Gëzonte respekt në qytet, pasi nuk u shkelte të drejtat të burgosurve. Rrugës për në shtëpi, ai ndalej me familjarët e të burgosurve. Kështu, kur Italia fashiste pushtoi Shqipërinë në prill 1939, ndryshuan të burgosurit politikë dhe zotëruesit e burgut, në shërbim të të cilëve u vu me të njëjtin zell gardiani Hyqmet. Komanda fashiste e pranoi me kënaqësi. Vitet kaluan shpejt.

Diktatura e Musolinit ra në vjeshtën e 1943-s. Skena u përsërit: të burgosurit ikën, Hyqmeti mbeti në pritje të “regjimit të ri”, i gatshëm të dorëzojë çelësat me procedurë. Por kësaj here nuk paraqitet njëri. Ai u kthye në shtëpi, ku u mbyll tri ditë, i dëshpëruar. Ndërkohë, në berberhane dhe në kafenenë e qytetit përhapej lumi i thashethemeve lidhur me sjelljen e Hyqmetit në burgun e zbrazur. Ditën e katërt vjen për vizitë Hafiz pasha. Sa fillon pashai t’i tregojë për këngët që Mala i Marrë sajonte me motivet politike të ditës, ia beh Andrea Bodeci që synon të plotësojë romanin e nisur. Ndërkohë, dëgjohet Mala i Marrë. Hyqmeti e fton në shtëpi.

Pyetjes së Andrea Bodecit për ëndrrat, që kishte parë gjatë atyre ditëve, Hyqmeti iu përgjigj: “Me të ba ty kurban për librin tënd të ri. Kjo është ëndrra më e bukur që kam parë”. Dhe nxjerr revolen. Hafiz pasha vërsulet, shpata e tij bie në qafë të Hyqmetit. Në atë moment, Mala i Marrë lëshon fjalën e vet të urtë: “Zoti Hyqmet, si kështu, prapë me diktaturë?”. Kjo “fjalë e urtë” e Malës së Marrë arrin deri te Linda – brezi i tretë- në mbyllje të romanit, për të përshkruar ankthin që kishte pas asaj nate me Bardhylin në “dhomën speciale”. Cilin fat të zgjidhte për djalin e vet: gardian në burg apo i burgosur politik? Në këtë moment i kujtohet nasihati i Met Repishtit, drejtuar fëmijëve: Bëhuni bisht sëpate! Sido që të ndërrohen pushtetet “bishti i sëpatës bisht sëpate mbetet”.

*Botuar më 29 maj 2020 në shtojcën për kulturë të gazetën panarabe “al-Arabi al-Jadid”, që del në Londër dhe shpërndahet në disa botime në mbarë botën arabofone si dhe në Europë e SHBA.

Tags: besnik mustafaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.