Tre rastet me COVID-19 në Pogradec, shtetas gjermanë që jetojnë në qytet

Tre rastet me COVID-19 në Pogradec, shtetas gjermanë që jetojnë në qytet

221
0
Shares

Tre rastet e konfirmuara me COVID-19 në Pogradec dyshohet se kanë pasur kontakte në kryeqytet.

Sipas mediave, ata janë shtetas gjermanë mes tyre një çift, të cilët jetojnë prej kohësh në këtë qytet pasi janë pjesë e një fondacioni.

Sipas burimeve mendohet se të tre këta shtetas janë infektuar gjatë një udhëtimi disa ditor në Tiranë, ndërsa pas kthimit kanë shfaqur shenja të COVID-19.

Mjekët epidemiologë prej mbërritjes së përgjigjeve kanë dalë në terren për mbikëqyrjen dhe izolimin e rasteve të tjera kontakte të afërta me shtetasit gjermanë.

Tre rastet e sotme e çojnë qytetin liqenor në një shifër total prej 13 personash të prekur nga koronavirusi.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY