Policia ka arrestuar në flagrancë një 17-vjeçar, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin:
“A. M., 17 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 13, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet të fortë (kaçavidë), në pjesën e krahut, shtetasin D. V., 31 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve“,-sqaron policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/