Tragjedia ne Tirane, dy vajzat me shkolle te larte, disa dite pa...

Tragjedia ne Tirane, dy vajzat me shkolle te larte, disa dite pa ngrene

807
0
Shares

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj Ka dhene detaje ne lidhje me  vdekjen e gruas dhe të bijës në Tiranë, ndërsa vajza tjetër ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Ai tha se vajzat ishin me shkollë të lartë dhe se është konstatuar se kishin disa ditë pa ngrënë.

Jaupaj: Këtu në kombinat ka ndodhur një ngjarje e rëndë. Vëllai i viktimës ka deklaruar se nuk ka kontakt prej tre ditësh me motrën dhe mbesat. Është njoftuar zjarrfikësja dhe në pamundësi është shpërthyer.

Në një ambient tjetër në krevat është gjetur e mbuluar me batanije dhe jorgan vajza tjetër 33 vjeçare e cila është pa shenja jete.

U krijua grupi hetimor me dy ekspertë mjekoligjor dhe po kryhen veprime në vendngjarje. Paraprakisht, dy viktimat nuk kanë shenja dhune, por mendohet se mund të jenë vetëflijuar. Grupi hetimor po vazhdon hetimet. Menjëherë do të njoftojmë konkluzionet.

Ju thashë që mendohet për një vetëflijim. Po grumbullojmë të gjitha provat materiale në ambientet e banesës. Kemi gjetur shënime të ndryshme me përmbajtje fetare. Do të bëhet ekspertimi

Të dy vajzat kanë qenë të arsimuara dhe kanë mbaruar shkollën e lartë. Ka shenja të mos ushqyerjes ditët e fundit. Do të dalim me një konkluzion përfundimtar ditët në vijim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY